Zafir Berisha thotë se është ofendim për të që Vjosa Osmani ta ushtrojë pozitën e presidentes

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike në Qeverinë e Kosovës, Zafir Berisha përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kosova duhet të shkojë urgjentisht në zgjedhje, për të bërë zgjidhje për çështjen e presidentit.

Me disa gabime drejtshkrimore, Berisha ka shkruar se është ofendim për Kosovën që Vjosa Osmani ta ushtrojë pozitën e presidentit.

“A ka më ofendim për një shtet, veçanërisht një shtet si Kosova, që është produkt i sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtrojë soji i Vjosa Osmanit”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, Kosova nuk e meriton baltosjen deri në këtë nivel.

“Kosova urgjentisht duhet të shkojë në zgjedhje nëse nuk mund të bëhet zgjidhje nga kjo mazhorancë për pozitën e presidentit, poshtërimi duhet të ndalet, Kosova nuk e meriton baltosjen deri në këtë nivel”, ka shkruar në fund Zafir Berisha.