Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zafir Berisha: Nëse do të ketë kuadro do t'i kemi më shumë se 50 për qind gra drejtoresha

Zafir Berisha kandidat nga Nisma Socialdemokrate për kryetar të Komunës së Prizrenit tha se NISMA do të emërojë drejtoresha gra nëse ka kuadro.

Ai ka deklaruar se do të mund të jenë më shumë se 50 për qind.

“Mendoj që do të jenë me përqindje të mjaftueshme konform edhe kuadrove, pse të mos ketë edhe mbi 50 për qind. Por, natyrisht nëse do të ketë kuadro”, tha Berisha.

Kandidatja për asambliste nga Nisma Socialdemokrate Lirije Bytyqi tha se Prizreni ka kuadro që të emërojë gra deri në 6-7 drejtori.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë karrigen e të parit të Prizrenit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në KallxoPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Prizrenit: Afrim Tejeci nga AKR; Anton Quni nga LDK; Milazim Lushaj, kandidat i pavarur; Mytaher Haskuka nga LVV; Shaqir Totaj nga PDK dhe Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe shtatë kandidate për asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit: Afërdita Morina nga LDK; Afërdita Spahiu nga AKR; Dafina Bllaca nga PDK; Lirije Bytyqi nga Nisma Socialdemokrate; Mimoza Bushrani nga LVV; Ngadhjesa Bresa nga Lista GUXO dhe Shqipe Kastrati nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.