Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zafir Berisha me aktakuzë për kanosjen e kryetarit të Prizrenit Shaqir Totaj

Zafir Berisha, ish-deputet i Nismës Socialdemokrate, se shpejti pritet të ulet në bankën e atë akuzuarit nën dyshimin se ka kanosur kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Sipas aktakuzës që e ka siguruar KALLXO.com, Berisha më 23 qershor të këtij viti përmes telefonit e ka kanosur Totajn.

“Do gjëra është dasht me koh mi sqaru jo tash mu sjell “kalova lumin …. spom duhet kali”, se jeta është me e gjate se sa pe llogarit”, është mesazhi që Berisha dyshohet t’i këtë dërguar kryetarit të Prizrenit.

Dosja e prokurorisë tregon se Berisha tutje edhe ditën pasuese ka dërguar përsëri mesazh të Totajme kan than qe je pis dhe i paftyr po skam besu sot ma vërtetove, ti po mendon qe me ke përdor si salvet një perdorimshe po dije pa ti q* r*** met ngre zhag neper Prizren nuk e prishi koalicionin si pot mesij mercenaret e vv dhe hajnat qe i ki i ke afër, dije këtë”.

Prokuroria në akuzën e saj ka konstatuar se me këto mesazhe është shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij te i dëmtuari Totaj.

Aktakuza është ngritur më 18 korrik, ndërsa sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, shqyrtimi fillestar duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga momenti kur akuza i ndahet për punë gjykatësit.

KALLXO.com ka marrë vesh se ende nuk është caktuar shqyrtimi fillestar për këtë rast.

Shaqir Totaj raporton në Polici se është kanosur nga Zafir Berisha