Zafir Berisha konfirmon që iu hakua Facebook-u, lajmëron rastin në polici

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe koordinatori nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha, e ka konfirmuar që profili i tij në rrjetin shoqëror Facebook është hakuar. Ai ka thënë se për rastin e ka lajmëruar edhe forcat e rendit.

“Unë sot jam viktima e radhës e krimeve kibernetike. Unë do ta kem prioritet luftën ndaj sulmeve të tilla kibernetike. Ai që ma ka marr facebook-un tim, le të luaj me të, s’ka problem”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Unë isha edhe në polici, e lajmërova si rast”, deklaroi Berisha.

Tutje, pozitën e re që mori sot nga ministri, Agim Veliu tha se do ta kryej me përkushtim ndërsa, tha se vetë nga emiri, koordinator, kuptohet se atje është që t’i koordinoj punët.

Pak orë pasi mori postin e koordinatorit për siguri kibernetike, i thyhet Facebook-u Zafir Berishës

www.kallxo.com