Zafir Berisha ironizon me Kadri Veselin

Ish-deputeti i partisë NISMA Socialdemokrate, Zafir Berisha ka ironizuar me kryetarin e Partisë Demokratike, Kadri Veselin rreth deklaratave të tij për luftim të korrupsionit.

Berisha në një publikim në Facebook ka thënë se anëtarët e anëtarësuar sot në PDK nuk i ka parë me vite. Poashtu Berisha ka ftuar anëtarët t’i kthejnë gjërat me vlerë dhe me pas të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit.

“Haha, Kadri Veseli i paska marrë disa “kuadra” për me “luftu“ hajnin! E ftoj publikisht atë, që “anëtarët” e rinj të tij, disa që me vite nuk i kam parë e disa që para disa dite më kanë vjedhur zyrën e partisë në Prizren, t’i kthejnë gjërat me vlerë, e pastaj me ta dhe me sojin e tyre le ta lufton hajnin dhe korrupsionin! “Kadri ku i gjete karamelat”… Zafa”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe sot përmes një publikimi, Lideri i PDK-së, Veseli ka njoftuar se tre anëtarë të kryesisë dhe themelues të Nismës në Prizren, Sadik Sallauka, Urim Krasniqi dhe Asllan Shala.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë së bashku do ia dalin ta çojnë PDK-në drejt fitores.

“Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një nismë imja dhe e PDK-së, por domosdoshmëri e kohës dhe interes i gjithë qytetarëve. Prandaj u jam mirënjohës të gjithë atyre, që edhe pse më parë kanë përkrahur parti të tjera, tash i janë bashkuar kësaj lufte. Vetëm duke mposhtur korrupsionin dhe nepotizmin do të mund të ndërtojmë një të ardhme të lumtur për rininë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Veselit në rrjetin social ‘Facebook’.

Veseli gjithashtu ka imponuar ndjekësit e tij që ta shpërndajnë këtë njoftim në mënyrë ‘për të nxitur të tjerë që t’iu bashkohen’.

Kadri Veseli ‘merr’ dy asamblistë të AAK-së

.