Debati për Sigurinë Kibernetike. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zafir Berisha i sfidon në debat ekspertët e sigurisë kibernetike

Koordinatori i ri Nacional për Sigurinë Kibernetike, Zafir Berisha ka treguar se cilat janë tri prioritetet e tij që dëshiron t’i shtyjë përpara në këtë post.

“Me shty bashkëpunim me ministrin Ligjin që mungon në Kosovë për mbrotjej kibernetike, me përpunu dhe avancu strategjinë të mbrojtjes kibernetike dhe me i mbështet financiarisht instucionet që merren me këtë fushë të sigurisë”, ka thënë Berisha në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Ai tutje ka treguar se me profesion është mësimdhënës, por se nuk ka punuar asnjëherë në arsim.

“Unë me profesion jam punëtor i arsimit pa punuar asnjë ditë në arsim. Një jetë të tërë jam marrë me cështje të sigurisë fillimisht, 15-20 vjet me një shtet që se kemi llogaritur tonin..”, ka shtuar Berisha.

Në emisionin “Jeta në Kosovë”, Berisha po flet për punën e tij si Koordinator, ndërsa temë debati është edhe (pa)siguria kibernetike në Kosovë, investimet në fushën e teknologjisë informative dhe planet e qeverisë për këtë fushë.