Zafir Berisha emërohet Zëvendësministër i Punëve të Brendshme

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar për emërimin e bashkëpartiakeve të tij si Zëvendësministra në katër dikastere.

Zyrtari i kësaj partie që vjen nga Prizreni, Zafir Berisha, do të jetë zëvendës i Agim Veliut në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Limaj po ashtu, njoftoi se Valdete Dumnica-Bajrami është emëruar si Zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës. Zv.ministra u emëruan edhe Bekim Brestovci dhe Enver Hoti.

Ky është postimi i plotë i Limajt:

Ju uroj punë të mbarë në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, zëvendësministrave të propozuar nga Nisma Socialdemokrate dhe të emëruar nga kryeministri Hoti: Valdete Dushica-Bajrami, zv/ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Zafir Berisha, zv/ministër i Punëve të Brendshme, Bekim Brestovci, zv/ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Enver Hoti, zv/ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Zafiri, Valdetja, Enveri dhe Bekimi janë kuadro të jashtëzakonshme dhe secili më i përgatitur së tjetri, të cilët do t’i kryejnë detyrat shtetërore me përgjegjësi dhe me përkushtim të lartë.

Ju priftë e mbara!