Zoran Zaev - Foto: REL/Reuters

Zaev: Padi penale për kompanitë që keqpërdorën ndihmat e Qeverisë për përballimin e COVID-19

I pyetur nga TV21 nëse Prokuroria do të ndjekë penalisht kompanitë që nuk paguanin paga edhe pasi morën subvencione shtetërore, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kompanitë që nuk paguan pagat dhe morën ndihmë nga shtetit fituan padi penale.

“Duke njoftuar publikisht se kush nuk i ka paguar pagat dhe mori ndihmë nga shteti, 30% menjëherë u paguan, rreth 70% fituan padi penale në atë moment. Të gjithë raportohen drejtpërdrejtë në Prokurorinë Publike. Paratë janë dhënë për një qëllim specifik, kjo është paga e punëtorëve”, deklaroi kryeministri Zaev, raporton TV21/21Media