Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev - Foto: REL

Zaev: Javën e ardhshme takim me Vuçiqin dhe Ramën për Mini-Shëngenin

Gjatë vizitës zyrtare të Kryeministrit Avdullah Hoti në Shkup, në një koferencë për media, homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev, tha se javën e ardhshme do ketë takim me Presidentin Vuçiq dhe Edi Ramën për të folur më shumë lidhur me Mini-Shëngenin.

“Presim që Kosova t‘i bashkangjitet bashkëpunimit rajonal të cilin e udhëheqin Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. Të premten e ardhshme do të kem takim me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Rama, ku do të dërgojmë një ftesë të përbashkët, për implementim të katër lirive si lëvizja e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit që do mundësojë integrim më të shpejtë në Bashkimin Europian,” tha Zaev.

“Shtetet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunim të suksesshëm, dëshmi për këtë është edhe kjo viviztë zyrtare e kryeministrit Hoti, vizitë që po zhvillohet në kushte të ndërlikuara për s hak të COVID-19,” shtoi ai.

Zaev gjithashtu foli edhe për mbajtjen e një seance të përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe dërgimin e disa trupave në misionin e NATO-s në Kosovë.

“Presim intensifikim të dialogut politikë dhe mbajtjen e një séance të përbashkët ndërqeveritare, bashkëpunimi jonë shfaqet edhe tek dërgimi i 44 trupave në misionin e KFOR në Kosovë,” ka thënë Zaev.