Ylli 6 vjeçar i Youtube vdes nga malaria

Një 6 vjeçar nga Burundi i cili u bë i njohur me skeçet e tij të popullarizuara komike ka vdekur nga malaria, tha menaxheri i tij.

BBC raporton se Darcy Irakoze, i njohur si Kacaman, ishte nxënës i klasës së parë që performoi online dhe në skenë teatri.

Ai u prek nga malaria të mërkurën dhe vdiq një ditë më pas.

Malaria ka mbytur mbi 1800 njerëz në Burundi këtë vit, sipas Organziatës Botërore të Shëndetësisë. Më shumë se 5 milionë raste janë regjistruar në këtë shtet që nga janari.

Sëmundja është një nga vrasësit më të mëdhenj të fëmijëve në Afrikë. Ajo brenda ditës mbyt rreth 2500 fëmijë, sipas agjencisë së OKB-së për fëmijët, UNICEF.