Foto: Komiteti Olimpik i Kosoves, Facebook

Xhudistja Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për junior

Xhudistja , Erza Muminoviq, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për junior, që po mbahet në Luksemburg.

Kjo është bërë e ditur nga ana e Komitetit Olimpik të Kosovës përmes një njoftimi.

Erza fitoi medaljen në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në luftën për të bronztën mundi me ippon italianen, Federica Silveri, përmes repesazhit. Në përgjithësi, ajo shënoi katër fitore dhe një humbje.

Kurse, Fatjona Kasapi u ndalë në luftën e parë, kategoria -57 kg.