Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Kampionja olimpike, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropianin të Xhudos, që po mbahet në Sofje.

Për të siguruar në vendin e tretë, Krasniqi mundi gjermanen Mascha Ballhaus në kategorinë deri 52 kg.

Lami për triumfin e xhudistes Krasniqi është konfirmuar nga Federata e Xhudos së Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen bullgare Gabriela Dimitrova. Në çerekfinale u takua me francezen Amandine Buchard.

Por Krasniqi humbi në vazhdime me 3 dënime për Ippon.

Pas asaj humbje u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari zviceranen Fabienne Kocher.

Xhudistja tjetër kosovare, Flaka Loxha që garoi në kategorinë deri në 57 kg, zuri vendin e shtatë, suksesi më i madh i saj në Evropianin e seniorëve.

Kampionati Evropian i Xhudos “Bullgaria 2022” ka nisur sot në Sofje. Kosova në këtë kampionat prezantohet me Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.