Pulla postare “Nga Trashëgimia – Xhubleta’. Foto: Posta e Kosovës.

Xhubleta në pullë postare

Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare të titulluar “Nga Trashëgimia – Xhubleta”.

 Xhubleta, një veshje e lashtë shqiptare, është marrë nën mbrojtje nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) në nëntor të këtij viti.

Filatelia e Postës së Kosovës, kësaj radhe nga thesari i etnologjisë na sjell imazhin e bukur të Xhubletës në pulla postare, përmes të cilave do të promovojë kudo nëpër botë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe materiale të pafundme që ka atdheu ynë”- thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Xhubleta është ruajtur dhe përdorur deri në ditë e sotme në viset veriore shqiptare, në Shqipëri, Kosovë e Mal të Zi.

 Xhubleta ka formën e një kambane të valëzuar, e punuar me shajak dhe zbukuruar me ngjyra të ndryshme.

 Posta e Kosovës ka edituar në vazhdimësi pulla postare me fotografi nga trashëgimia kulturore e portrete te personaliteteve kulturore kosovare.

Pulla postare “Nga Trashëgimia – Xhubleta’. Foto: Posta e Kosovës.