Xhevdet Smakiqi zgjedhet Kryeshef i Postës

Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës ka zgjedhur sot Xhevet Smakiqin në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv.

Sipas njoftimit të tyre, Bordi ka udhëhequr një proces transparent ndërsa ka përzgjedhur kandidatin më të përshtatshëm profesionalisht, i cili, sipas tyre, ka mbi 15 vite përvojë menaxhuese në Postën e Kosovës.

Ky proces është monitoruar edhe nga organizata BIRN Kosova.

“Gjatë intervistës së kandidatëve, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve kishte ftuar për monitorim organizatën BIRN, për të qenë më transparent në tërë këtë proces, ndërsa ka në dispozicion për secilin organizatë apo media të interesuar çdo dokument për secilin kandidat, deri në vendimin e përzgjedhjes”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre, përzgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv, ka qenë nevojë imediate dhe e domosdoshme për shkak të gjendjes në të cilën gjendet ndërmarrja.

Smakiqi ka mbajtur postin e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit të Postës që nga nëntori i vitit 2020.

Lidhjet politike të bordit të Postës që vendosi për pagat e larta të menaxherëve