Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Xhevat Jakupi nga IKShPK: Varianti Delta mbizotërues në Kosovë - VIDEO

Xhevat Jakupi nga Shërbimi Klinik Spitalor i Kosovës në një konferencë me ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se në Kosovë po mbizotëron varianti Delta i virusit COVID-19.

Ai ka bërë thirrje që të ketë sa më shumë vaksinim, sidomos ata mbi moshën 50 vjeçare.

“Varianti Delta është mbizotërues në Kosovë.  Përhapja e këtij varianti do ta rrisë numrin e të hospitalizuarve në Kosovë. Duhet të vaksinoheni e sidomos ata mbi moshën 50 vjeçare. Aparaturat që po detektojnë virusin nuk kanë dhënë rezultate të pranisë së variantit Alfa, Beta dhe Gama dhe nga këtu kemi ardhur në përfundim që ato janë të variantit Delta”, tha ai.

Ai ka thënë se në javët në vazhdim do dërgojnë afër 100 mostra jashtë vendit.

“ Në javën në vazhdim do të mund të kryejmë edhe ne teste dhe po ashtu do të dërgojmë edhe afërsisht 100 mostra jashtë vendit për testim” shtoi tutje ai.