Xherdan Shaqiri rezulton pozitiv me COVID-19

Mesfushori i Liverpool, Xherdan Shaqiri, ka rezultuar pozitiv për koronavirus, thotë Shoqata Zvicerane e Futbollit, raporton BBC.

Shaqiri, 28 vjeç, është në detyrë ndërkombëtare me Zvicrën dhe tani është në vetizolim.

Ai është lojtari i tretë i Liverpool që rezulton pozitiv me COVID-19 brenda një jave, pas Thiago Alcantara dhe Sadio Mane.

Shaqiri ka luajtur një herë për Reds këtë sezon, në Carabao Cup në Lincoln më 24 Shtator, dhe nuk ka marrë pjesë në ndeshjen e  Premier League.