Foto: Facebook/AGK

Xhemajl Rexha zgjidhet kryetar i bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Me 171 vota për gazetari Xhemajl Rexha është zgjedhur kryetar i bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK.

Ndërsa, kandidati tjetër për kryetar ishte Arton Mulliqi, i cili ka marrë gjithsej 146 vota dhe tri fletëvotime janë shpallur të pavlefshme.

Kurse, aktualisht janë duke u numëruar votat për anëtarë të rinj të bordit të AGK-së dhe më vonë pritet të dihen emrat e tyre.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është organizatë joqeveritare që ka për mision mbrojtjen e lirive dhe të drejtat e gazetarëve, promovimin, inkurajimin dhe përmirësimin e gazetarisë cilësore dhe të hapur në Kosovë, si dhe pozitën e gazetarëve në Kosovë.

AGK është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe Federatës Evropiane të Gazetarëve.