Xhelal Sveçla tregon si dhe kur hyri këngëtarja Tayna në Kosovë

Ushtruesi i detyrës së ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se këngëtarja e njohur si Tayna kishte hyrë në Kosovë një ditë para se të fillojë masa për karantimin në 14 ditë në Qendrën e Studentëve.

Kjo deklaratë vije pasi që deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ditë më parë konstatoi se autoritetet e Kosovës për këngëtaren kanë bërë përjashtime në këtë rast.

Sveçla deklaroi se askush nuk është imun ndaj coronavirusit, e që si rrjedhojë të gjithë duhet t’i nënshtrohen karantinimit ose vetizolimit.

“Është e përcaktuar qartë kush mund të hyje e dal, është dezinformat që tha se kinse një këngëtare nuk iu është nënshtruar karantinimit, nuk është e vërtetë, sepse është fut në Kosovë nga pika kufitare e Hanit të Elezit në orën 10:19 më këmbë në datën 18 mars, kurse karantina të fillojë të zbatohet 19 mars. Askush nuk është imun, sikurse edhe kolegu i saj që është futur”, u shpreh Sveçla në një intervistë për KTV.