Xhelal Sveçla ripërsërit: I bëj thirrje dorasit të krimit që të dorëzohet

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përsëri u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë ndonjë informacion lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të bashkëpunojnë me institucionet relevante. Po ashtu edhe vrasësit përsëri i ka dhënë ultimatum që të dorëzohet.

“Si në konferencë për media, ashtu edhe këtu, i bëj thirrje dorasit të krimit që të dorëzohet. Nëse ka pasur bashkëpunëtorë, u bëj thirrje po ashtu të lajmërojnë e të dorëzohen në Polici. Në të kundërtën, kushdo që ndihmon vrasësin, bëhet bashkëkryes i veprës. Qytetarëve që mund të kenë çfarëdo informate në shërbim të rastit, iu lutem të bashkëpunojnë me institucionet relevante, të cilat, nga mbrëmë, janë mobilizuar si asnjëherë më parë në zbardhjen sa më të shpejtë të rastit dhe kapjen e dorasit apo dorasve”, ka shkruar Sveçla.

Gjithashtu, ai ka thënë se janë të përkushtuar maksimalisht që të zbardhim këtë rast të rëndë, në mënyrë që sadopak t’ua lehtësojmë familjarëve dhimbjen dhe ankthin e përjetuar.

Të njëjtën thirrje, Sveçla e ka bërë edhe gjatë ditës së sotme përmes një konference për media.

Sveçla: I bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet sa ma parë