Behgjet Pacolli | Foto: Facebook

Xhelal Sveçla paralajmëron arrestimin e Behgjet Pacollit

Ushtruesi i detyrës i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka kërkuar deputetit të AKR-së, Behgjet Pacolli, të lajmërojë menjëherë vend-ndodhjen e tij, ose në të kundërtën sapo të shfaqet në pubik, Policia e Kosovës do të marrë masa, duke nënkuptuar kështu arrestimin e tij.

“Z.Pacolli i kërkojmë që të shprehet tani, menjëherë, se ku është, përndryshe nëse ai shfaqet në publik, brenda Kosovës, policia do të marrë masa sipas ligjeve në fuqi”, ka deklaruar Sveçla në një konferencë për media.

Sveçla ka folur edhe për vizitën e mbrëmshme të presidentit Thaçi në Shqipëri, duke deklaruar se Thaçi ka shkelur të gjitha rregullat e protokollit, duke mos njoftuar për lëvizjet e tij.

KALLXO.com ka raportuar sot ekskluzivisht për shkuarjen e mbrëmshme të presidentit Thaçi bashkë me eskortë për në Shqipëri.

Vizita e mistershme e Hashim Thaçit  në Shqipëri