Xhavit Rexhaj emërohet sërish Zëvendësministër i Arsimit

Xhavit Rexhaj do të jetë zëvendësministër edhe në qeverinë që udhëhiqet nga bashkëpartiaku, Avdullah Hoti.

Sot ai është pritur në takim nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

“Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj takoi zëvendësiministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj, pas emërimit të tij në detyrën e re nga kryeministri, Avdullah Hoti. Ministri Likaj, pasi e përgëzoi për detyrën, i ofroi bashkëpunim dhe përkrahje të plotë zv/ministrit Rexhaj në realizmin e politikave arsimore”, thuhet në njofitin e ministrisë.

Komunikata e MASh-it tregoi edhe për temat që diskutuan Likaj dhe Rexha.

“Në takim u diskutuan punët kryesore që e presin MASH-in në muajt në vijim, duke filluar nga viti i ri shkollor në kushtet e pandemisë Covid-19 dhe përpjekjet për realizimin e programit qeverisës për zhvillimin e arsimit dhe shkencës”, thuhet në fund të njoftimit.

Xhavit Rexhaj ishte zëvendësministër në ministrinë e Arsimit edhe në qeverinë Kurti.