Xhavit Haliti - Foto: Facebook

Xhavit Haliti: PDK duhet të hyjë në koalicionin qeveritar

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se partia duhet të hyjë në koalicionin qeveritar.

“PDK duhet të hyjë në koalicionin qeveritar”, tha Haliti në një debat në TV Dukagjini.

Kohëve të fundit janë shtuar deklaratat për një përfshirje të mundshme të PDK-së në koalicionin qeverisës të përbërë nga LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate, Lista Serbe dhe parti të pakicave të tjera.

Në një intervistë në RTV 21, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha sonte se nuk është kundër përfshirjes edhe të PDK-së në koalicionin qeveritar.