Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Xhavit Drenori përkrah Driton Ajazin në balotazhin për Drenas

Xhavit Drenori, kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Green për Drenasin”, ka konfirmuar mbështetjen për Driton Ajazajn në garën e balotazhit.

Ajazi nga “Demokratët për Drenasin” do të përballet me një rund të dytë me Ramiz Lladrovcin nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

“Mbrëmë ishim pjesë e tubimit elektoral të Demokratëve për Drenasin, si dëshmi e përkrahjes që “GREEN për Drenas” ia jep kandidatit Driton Ajazi, frymës së re qeverisëse dhe ndryshimeve pozitive, që domosdo duhet t’i qojmë përpara. Gjërat që na bashkojnë janë shumë më shumë sesa dallimet në mes nesh, prandaj gjithmonë do të jemi kundër keqqeverisjes, dukurive negative në shoqëri dhe pro interesave të  qytetarëve të respektuar të Drenasit”, thuhet në njoftimin e Drenorit në rrjetin social “Facebook”.