Xhandarmëria serbe në Karaçevë, flet Drejtori i Policisë

Sot gjatë ditës, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, shpërndau një fotografi në Facebook, ku edhe njoftoi se xhandarmeria serbe është parë në Karaçevë, një fshat në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ai ka thënë se pas pranimit të informatave për prezencë të forcave policore serbe në Kraçevë të Kamenicës, njësitet patrulluese të forcave të rendit kanë dalë në vend ngjarje por nuk kanë arritur t’i shohin ato serbe.

Ai ka shpjeguar se në territorin e fshatit Karaçevë nuk mund të bëj patrullime as Policia e Kosovës por as forcat serbe.

Sipas tij, këtë zonë në mes Kosovës dhe Serbisë e menaxhon KFOR-i.

“Në fakt ne e kemi pa një informatë rreth orës 13:40, policia kufitare e ka pasur një informatë që pjesëtar të xhardarmërisë serbe apo forcave serbe kanë qenë afër Karaçevës, mirëpo policët nuk kanë mujtë me vërtetu, me vërejtë”, ka thënë Qalaj për KALLXO.com.

“T’ju them të drejtën, ajo pjesë menaxhohet nga KFOR-i, është një pjesë në bazë të marrëveshjes së Kumanovës, ku përgjegjësitë për siguri atje i ka KFOR-i  dhe nuk kemi qasje atje fare, paraqet probleme por është ashtu e rregulluar”, ka deklaruar drejtori i Policisë së Kosovës.

“Ajo pjesë qind për qind menaxhohet nga KFOR. As ne, as pala serbe nuk kemi qasje në bazë të marrëveshjes së Kumanovës të vitit 1999”, tha ai.

Sot gjatë ditës, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ngriti shqetësimin se në Karaqevë janë parë pjesëtarë të xhandarmerisë serbe.

Ai, për këtë situatë ka fajësuar edhe KOFOR-in.

“Terrorizimi i banorëve të Karaqevës nga forcat serbe është i papranueshëm dhe për këtë duhet të bartin përgjegjësi edhe forcat e KFOR-it. Ajo zonë është përcaktuar si zonë neutrale (edhe pse gabimisht) dhe e vetmja forcë që ka të drejtë hyrje në atë zonë eshtë KFOR-i. Hyrja e xhandarmërise serbe në atë zonë dhe kontrollat që i bëjnë njerëzve është kërcënim direkt për qytetarët e Karaqevës në veçanti dhe për gjithë shtetin e Kosovës në përgjithësi”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Është e papranueshme hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, të shpallur gabimisht me marrëveshje të…

Publiée par Qëndron Kastrati sur Vendredi 20 mars 2020