Ilustrim

Xhamitë në Kosovë pritet të hapen nga 18 maji

Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu ka thënë se në bashkëkoordinim me institucionet shëndetësore do të vendosin për hapjen e xhamive në në fazën e dytë të lehtësimit të masave për shkak të coronavirusit, që fillojnë nga 18 maji.

Ai po ashtu ka thënë se edhe namazin e Festës së Fitër Bajramit shpresojnë ta falin në xhami.

“Vazhdojmë t’i kemi xhamitë tona të mbyllura. I kemi disa paralajmërime që në fazën e dytë të fillon të shtohen lëvizjet. Dhe presim në fazën e dytë që prej 18 majit të na mundësohet të kthehemi në xhamitë tona. Presim që edhe Bajramin ta falim në xhami. Por kjo varet edhe prej gjendjes së pandemisë. Po kemi presion për faljen e xhamive nga xhemati”, tha sekretari i BIK-ut, Ahmet Sadriu në RTK.

Megjithatë, Ahmeti ka thënë se nuk do të nguten që në asnjë mënyrë të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

Një ditë më parë, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava tha se do shihet mundësia e hapjes së xhamive për faljen e namazit të xhumasë dhe namazave ditore, kjo pasi që numri i të prekurve me COVID-19 është duke u zvogëluar./RTK