Xhafer Tahiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Xhafer Tahiri sqaron studimin 140 mijë eurosh për ndikimin e pandemisë në Vushtrri

Në emisionin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës i ftuar sonte është kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Tahiri gjatë emisionit ka sqaruar se pse Komuna e Vushtrrisë ka vendosur të kryejë studim prej 140 mijë eurosh për ndikimin e pandemisë në këtë qytet.

Ai ka thënë se synon që përmes këtij studimi të nxjerrë projekte konkrete të rimëkëmbjës ekonomike.

“Neve si shtab emergjent kemi paraparë një dëm shumë të madh ekonomik. Vushtrria është ndër komunat më të prekura. Ne do të bëjmë një studim që do të kemi 10 projekte të rimëkëmbjes ekonomike. Synimi është që të kemi këto projekte. Nuk e di kush e ka marrë për ta bërë këtë studim. Ne kemi vendos që paratë e dezifektimit ti shpenzojmë dikun tjetër”, tha ai.