Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Xhafer Tahiri pranon humbjen në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK dhe kryetari i deritanishëm, Xhafer Tahiri e ka pranuar humbjen kundër kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi.

Tahiri e ka pranuar humbjen dhe ia ka uruar fitoren Idrizit.

“Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi. Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

KËTU mund të shihni rezultatin e numërimit të votave nga KQZ.