FOTO NGA XHAFER TAHIRI

Xhafer Tahiri pas ‘Debat Pernime’ publikon shkresën drejtuar Prokurorisë për çështjen e stacionit të autobusëve në Vushtrri

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka publikuar shkresën që ka dërguar në prokurori për çështjen e stacionit të autobusëve në këtë qytet.

Në shkresë Tahiri ka përshkruar shqetësimin se nder vite në komunë janë ndërmarrë veprime jo ligjore në lidhje me pronën e ish motel Vicianumit në të cilën duhej të ndërtohej stacioni i autobusëve.

FOTO NGA XHAFER TAHIRI

Në emisionin, ‘Debat Pernime’ çështja e stacionit të autobusëve në Vushtrri kishte përplasur kryetarin e tanishëm, Xhafer Tahiri dhe kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Gjatë debatit, Idrizi kishte kërkuar dëshmi nga Tahiri se e ka dërguar këtë lëndë në prokurori.

“Unë dua vetëm një dëshmi se zotëri Tahiri e ka dërguar lëndën në prokurori ashtu siç po thotë, dhe ne çdo debat do ta kërkojë një dëshmi të tillë”, ka thënë ai.

Ndërkaq Tahiri premtoi se do të publikoj shkresën.

“Ashtu siç e kam premtuar e kam dërguar. Po do ta bëjë publike dhe të premtoj që do t’a bëjë publike pas debatit”, tha Tahiri.

Ndërkaq sot Tahiri ka shkruar se ashtu siç ka premtuar në emision edhe e ka publikuar.

I dashur Ferit, Për informimin tuaj, gjeni shkresën që i kam drejtuar Prokurorisë me datë 7 Qershor 2018, lidhur me Stacionin e Autobusëve, siç të premtova në DebatPernime te Kallxo.com Jeta Xharra. Për dallim nga ju, ne premtimet i japim e premtimet i mbajmë”,ka shkruar Tahiri.

Konflikti MD vs Komunë, e lë Vushtrrinë pa stacion të autobusëve