Xhafer Tahiri,. Foto: Kallxo.com

Xhafer Tahiri këtë javë shpenzoi 70 euro

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri që nga marrja e pushtetit në komunën e Vushtrrisë, po vazhdon t`i publikoj për çdo javë shpenzimet e zyrës së tij.

Për këtë javë, zyra e kryetarit ka shpenzuar në total 70 euro.

Në njoftimin e komunës së Vushtrrisë thuhet se në kuadër të zyrës së kryetarit të komunës, prej datës 28 maj deri më 1 qershor në kategorinë mallra dhe shërbime janë shpenzuar 70 euro.

“Në kuadër të Zyrës së kryetarit të Komunës,  prej datës 28 maj deri më 1 qershor, si dhe javën e kaluar për pritjen e delegacionit nga SHBA, janë shpenzuar  70 euro në kategorinë mallra dhe shpenzime.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri  ka bërë të ditur se vazhdimisht do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi.