Xhafer Tahiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Xhafer Tahiri këtë javë shpenzoi 246 euro

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri po vazhdon të bëjë publike shpenzimet e tij për çdo javë që nga marrja e mandatit.

Tahiri ka njoftuar se që nga data 24 deri më datë 28 maj ka shpenzuar 246 euro e 20 cent.

“Në kuadër të Zyrës së kryetarit të Komunës, prej datës 24 deri më 28 maj 2021, janë këto shpenzime nga kategoria mallra dhe shpenzime”, njofton Komuna e Vushtrrisë.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri bënë të ditur se vazhdimisht do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së Kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi.