Xhafer Tahiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Xhafer Tahiri i reagon ministres Albulena Haxhiu

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila i kërkoi që ta respektojë vendimin e Ministrisë.

Ai ka thënë se vetë ministrja Haxhiu ka refuzuar ta kthejë pronën e ish motel “Vicianium” Komunës së Vushtrrisë.

Xhaferi përmes një postimi në rrjetin Facebook i kërkoi asaj të mos ushtrojë presion përmes telefonit për probleme që i ka krijuar vetë.

“Zonja ministre, ju vet keni refuzuar të ja ktheni pronën e ish Motel Vicianum Komunës së Vushtrrisë, njësoj si në mandatin tuaj të parë. Prandaj ktheja pronën Komunës së Vushtrrisë që të bëjmë Stacionin e Autobusve”, tha ai.

“Tani, mos kërko nga unë, e as mos ushtro presion publik e përmes telefonit, për të zgjedhur problemet juridike të Ministrisë që vet i keni krijuar, problemet tuaja zgjidhni vet”, ka shkruar Tahiri.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka reaguar për rifillimin e punimeve në pronën “Vicianium” në Vushtrri, pavarësisht vendimit të Ministrisë që kjo të mos bëhet.

Ajo ka thënë se kryetari Vushtrrisë Xhafer Tahiri, nuk duhet të lejojë këtë keqpërdorim të pronës publike.