Xhafer Tahiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Xhafer Tahiri flet për bllokimin e rrugës Vushtrri-Mitrovicë nga qytetarët

Dhjetra persona sot në orët e mëngjesit kanë bllokuar rrugën Vushtrri-Mitrovicë në shenjë proteste.

Arsye për këtë dalje të qytetarëve sipas kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i cili kishte qenë i pranishëm në protestë është mungesa e sigurisë së kësaj rruge.

Ai ka thënë që aty do të vendosen semaforë pasi është rrezik për nxënësit që kalojnë në atë zonë.

“Disa banorë kanë shprehur shqetësim lidhur me sigurinë në rrugë. Natyrisht unë jam pranë dhe me qytetarët e mi. Kam kërkuar dhe do të ketë ekip të Policisë Stacioni në Vushtrri për t’i shoqëruar nxënësit në kalim të sigurt të rrugës. Ministria e Infrastrukturës shumë shpejt do t’i vendos semaforët në këto udhëkryqe,” ka thënë Tahiri për KALLXO.com