Xhafer Tahiri: Dy të prekura me Covid-19 nga Vushtrria punonin në market

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se punëtoret e marketit në të cilin kanë qenë duke punuar 2 të prekura me Covi-19 janë udhëzuar në vetizolim.

Në Vushtrri janë konfirmuar 7 raste me Covid-19, ndërsa rasti  i fundit u konfirmua mbrëmë.

“Të gjitha kontaktet e personave të prekur janë udhëzuar në vet izolim. Punëtorët e marketit ku kanë punuar 2 të prekura po ashtu janë udhëzuar në vet izolim“, ka shkruar Tahiri.

Tahiri po ashtu ka thënë se në nivel lokal ka angazhim maksimal nga të gjithë akterët dhe janë marrë të gjitha masat mbrojtëse për qytetarët për ruajtjen e shëndetit publik, por se ditët në vijim janë vendimtare për të ndalë përhapjen e këtij armiku të padukshëm në qytetin tonë.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të rrinë në shtëpi, të mbajnë distancën dhe pastërtinë.