Xhafer Gashi, Jeta në Komunë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Xhafer Gashi zgjidhet udhëheqës i Iniciativës Qytetare për Obiliqin

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka bërë të ditur se nga procesi zgjedhor i mbajtur në Iniciativën Qytetare për Obiliqin ai u zgjodh udhëheqës i saj.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, i cili tha se kjo iniciativë ka rrjedhur nga vetë qytetarët e këtij qyteti.

“Procesi zgjedhor i Kuvendit të parë të IQO-së, u përmbyll me sukses, falënderoj të gjithë delegatët e Kuvendit për pjesëmarrjen e tyre dhe mbarëvajtjen e rregulltë të këtij procesi. Nga ky proces i votimit 309 delegatë më besuan udhëheqjen e të parit të Iniciativës Qytetare për Obiliq, me këtë rast me lejoni që të ju drejtohem jo vetëm si kryetar i Iniciativës Qytetare për Obiliq, por si njëri prej jush, për të ju falënderuar e për të shprehur mirënjohjen time për besimin e dhënë si dhe për angazhimin tuaj të vazhdushëm në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka shkruar ai.

Ai shtoi se do të punojë për të rinjtë, ngritjen e cilësisë në arsim dhe të tjera.

“Krijimi i Iniciativës Qytetare për Obiliq, ka rrjedhë nga vetë qytetarët e Obiliqit, andaj duke qenë të hapur për gjithë qytetarët, figurat e reja, profesionistë të fushave të ndryshe, të gjithë së bashku pa dallim do vazhdojmë rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm drejt zhvillimit socio-ekonomik, përmbylljen e projekteve madhore për qytetarët e Obiliqit, avancimin e shërbimeve shëndetësore, ngritjen e cilësisë në arsim, fuqizimin e të rinjëve dhe të rejave. Vizioni ynë është i qartë dhe i dëshmuar, së bashku me qytetarët; “Projektet bashkë do t’i zgjedhim, bashkë do t’i mbikëqyrim dhe së bashku do t’i gëzojmë”, ka shkruar Gashi.