Xhafer Gashi, Jeta në Komunë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Xhafer Gashi ‘nervozohet’ me opozitën e Obiliqit

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryetarëve të degëve të partive politike në Obiliq.

Ai i ka reaguar kryetarit të degës së LVV-së në Obiliq, Halil Thaçit, dhe ish-kundërkandidatit të tij nga LDK, Mehmet Krasniqit.

Xhafer Gashi njoftoi dje se ka dhënë dorëheqje nga strukturat e AAK-së.

Gashi ka shkruar se rrugëtimi i tij në politikë do të vazhdojë me qytetarët e Obiliqit.

Ai u ka bërë me dije që do të shihen në garën e ardhshme për kryetar të Komunës së Obiliqit, në zgjedhjet që do të mbahen në vejeshtë.

Lexoni reagimin e plotë të Xhafer Gashit:

Dy partitë opozitare në Obiliq, i paska kapur frika pas dorëheqjes sime, si duket edhe disponimi e mbështetja e qytetarëve të Obiliqit për këtë nismë timen i ka bërë që të humbin peshën e arsyejes e logjikës, z.Thaçi nga VV-ja më akuzon se po ‘viktimizohem’, po harron Halili se kur unë kam projektuar thyrjen e kufirit qindra vjeçarë shqiptaro-shqiptar, ai ka qenë duke u strehu në Castel, gjeneratat e vjetra e njohin historinë famëkeqe të Castel-it,tash gjeneratat e reja është mirë të i njoftoj Halili. Ndërsa, kundër-kandidati im në dy palë zgjedhje lokale, ndaj të cilit kam triumfuar bindshëm, z.Krasniqi nga LDK-ja, konsideron se unë po tentojë të gjejë ‘strehë’ në kasollen e tij, të cilën e solli në këtë gjendje nga injoranca e tij dhe e njerëzve tij, normalisht që injorimi e distancimi nuk ju hap mundësi gjeneratave të reja.

Dëshiroj të ja bëjë të qartë të dyve, rrugëtimi im do jetë vetëm me qytetarët e Obiliqit, Iniciativa Qytetare do të jetë strehë e gjithë qytetarëve me vullnet të mirë të cilët kanë vizion dhe ja duan të mirën qytetit të Obiliqit.

Shihemi në garën e radhës, rezultatin do ta keni të njëjtin!

Xhafer Gashi