Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Xhafer Gashi fitoi më së shumti nga votat me kusht

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta në komunën e Obiliqit.

Kandidati për kryetar me më së shumti vota është Xhafer Gashi nga  Iniciativa Qytetare për Obiliq, i cili ka fituar 83 vota.

I dyti është kandidati i LVV-së, Halili Thaçi, me 48 vota.

Gashi e Thaçi shkojnë në balotazh për kryetar të Komunës.

Sot ka filluar numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor.