Xhabir Hamiti: Paratë e minareve investoni në shkolla e çerdhe

Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, ka shkruar për e një xhamie në fshatin Mazgit të Obiliqit, duke e kritikuar investimin për vendosjen e katër minareve të reja në këtë xhami.

Hamiti ka thënë se kosto e ndërtimit të katër minareve tek kjo xhami dhe e kishte një minare të ndërtuar kohë më parë, shkon deri në 100 mijë euro.

Sipas tij, ndërtimi i një apo dy minareve në një xhami është i mjaftueshëm, ndërsa ka treguar se ku duhet të investohet mjetet e tjera.

“Sikur kjo xhami të mjaftonte me një ose dy minare, në këtë rast do të kurseheshin së paku 70 deri ne 80 mije Euro, dhe me këtë shumë do të pajiseshin së paku 4-5 shkolla me kompjuter apo laborator shkencor të nivelit bashkëkohor, ose edhe do të ndërtohej së paku një çerdhe funksionale, ku fëmijët e këtij rrethi do të edukoheshin në të, e jo të bredhin rrugëve siç ndodhe rëndomë neper fshatrat tone”, ka shkruar Hamiti, në profilin e tij në “Facebook.