Wuhan - Foto: REL/Reuters

Wuhani kryen edhe 1,1 milion teste për coronavirus

Qyteti kinez i Wuhanit – ku janë raportuar rastet e para me coronavirus –të shtunën ka kryer 1,146,156 teste për këtë virus, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Kjo shifër e testeve është më e ulët krahasuar me testet që u kryen një ditë më parë, përkatësisht, më 22 maj në këtë qytet u testuan 1,470,950 persona.

Më herët gjatë këtij muaji, Wuhani ka nisur fushatën e testimit. Ky qytet planifikon të testojë të 11 milionë banorët e saj për coronavirus.

Testimet kanë për qëllim për të përcaktuar personat që janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi, e të cilët nuk shfaqin simptoma.

Rastet e para me coronavirusin e ri në Wuhan u raportuan në dhjetorin e vitit 2019. Ky qytet aplikoi masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e mëtejme të coronavirusit dhe në prill njoftoi se do të dalë nga izolimi./REL

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!