Foto: PSD/ Facebook

William Walker viziton PSD-në

Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, ka vizituar Partinë Socialdemokrate.

Kështu ka bërë të ditur PSD përmes një postimi në Facebook.

PSD thotë se ish-ambasadori Walker mbetet figurë e rëndësishme për të vërtetën e luftës në Kosovë.

“Përkundër luftës, paqja, përkundër tmerrit, perspektiva. Ky ishte vizioni që përfaqësonte Ambasadori William Walker. Këtë nevojë kemi edhe sot, në rrethanën politike qe ndodhemi. Ambasadori Walker mbetet figurë e rëndësishme për të vërtetën e luftës në Kosovë”- thuhet në postimin e PSD-së.

PSD ka ritheksuar faktin se ish-ambasadori ishte dëshmitari iMasakrës së Reçakut, e sipas tyre, edhe zëri për viktimat që ishin më përtej kufirit Ballkanik.

Më 11 janar, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e 70 mijë eurove për promovimin e librit ”Reçaku”. Ky libër do të shkruhet nga ish-udhëheqësi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Më 15 janar, bëhen 24 vjet nga Masakra e Reçakut.