WhatsApp bie nga sistemi

Platforma e mesazheve WhatsApp, ka rënë për përdoruesit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, raporton BBC.

Përdoruesit e platformës, në pronësi tkompanisë Meta, filluan të raportojnë problemet pak para orës 08:00 të martën.

Më shumë se 12,000 raporte u postuan brenda gjysmë ore, sipas faqes së internetit të statusit të shërbimit Down Detector.

Shumë njerëz janë ankuar në rrjetet sociale se nuk mund të dërgojnë apo marrin mesazhe. WhatsApp ka rreth dy miliardë përdorues aktivë në mbarë botën.

Një zëdhënës i Metës tha se janë duke punuar që të rregullojnë problemin.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme me dërgimin e mesazheve dhe ne po punojmë për të kthyer WhatsApp për të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur” – citohet të ketë thënë ky zëdhënës.