Weller i reagon ambasadorit gjerman për shtëpinë e Xhafer Devës

Nora Weller, eksperte në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, i ka reaguar ambasadorit gjerman në Prishtinë, Joern Rohde, lidhur me shqetësimet e këtij të fundit për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës.

Weller ka shkruar në Twitter se me postimin e tij, Rohde ka bërë një lëvizje shumë diplomatike të dëmshme duke pretenduar se shoqëria kosovare është antisemite.

“Shumë shqetësuese për të parë se si Amb. për Kosovën ka bërë një lëvizje shumë diplomatike të dëmshme duke pretenduar se shoqëria kosovare është antisemite për restaurimin e një ndërtese në të cilën jetonte një bashkëpunëtor gjerman”, ka shkruar Weller në Twitter.

Ndërsa, po në Twitter, Weller i ka sugjeruar ambasadorit që të punojë me autoritetet lokale nëse dëshiron t’ i ndihmojë në rivendosjen e kujtesës dhe trashëgimisë kulturore.

“Kjo ndërtesë në Mitrovicë është e rrethuar nga një komunitet, jeta e të cilit evoluon rreth saj.@GermanAmbKOS  Nëse dëshironi të ndihmoni në rivendosjen e kujtesës dhe trashëgimisë kulturore, ju lutemi të angazhoheni me komunitetin dhe autoritetet lokale. Hiq dorë nga Wikipedia pls. @UNESCO @EUAmbKS”, ka shkruar Weller në Twitter,

Të hënën, ambasadori gjerman në Prishtinë, Joern Rohde, përmes një reagimi në Twitter shprehu shqetësimin e tij lidhur me planet e MKRS për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës. Sipas Rohd, Deva ishte një kolaboracionist dhe bashkëpunëtor i nazistëve gjerman.

Ambasadori gjerman i shqetësuar me planet për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës