VV vazhdon aderimet edhe pas zgjedhjeve

Edhe pasi ka përfunduar procesi zgjedhor, ku Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka dalur e para, kësaj partie po i bashkohen ende njerëz të rinj.

Aderimi i radhës në këtë parti është Shkurta Velija-Ajdini, të cilën lideri i kësaj partie, Albin Kurti e ka prezantuar në profilin e tij në Facebook.

“Menjëherë pasi që ka votuar me 6 tetor, të dielen paradite, Shkurta Velija-Ajdini erdhi e u anëtarësua në VETËVENDOSJE!. Ajo ka mbaruar studimet për magjistraturë në gjermanistikë në Universitetin e Vjenës, kurse tash është në përfundim të doktoratës në po atë universitet me temën “Konstruksioni gjinor në veprën e Stefan Zëeig-ut. Shkurta Velija-Ajdini ka punuar afër një dekadë si mësimdhënëse në Universitetin e Prizrenit, ndërkaq tani punon në një institucion gjerman për punësim dhe trajnime profesionale, si shefe e departamentit të gjuhës gjermane”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shtuar se ndryshimi politik ka ndodhur dhe rritja e VV-së po vazhdon.