Foto: Facebook

VV solidarizohet me të lënduarit nga tërmeti në Durrës e Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur solidaritetin me të prekurit e tërmetit të sotëm që e ka goditur një pjesë të Shqipërisë.

Dridhjet e tokës janë ndier edhe në Kosovë, por dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Shqipëri, në rrethinën e Tiranës dhe Durrësit.

“Tërmeti i fuqishëm që tronditi Durrësin dhe Tiranën ka lënduar dhjetëra njerëz e ka dëmtuar rëndë disa objekte banesore. Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh solidaritetin e saj me Shqipërinë, veçanërisht me njerëzit që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Shpresojmë që të lënduarit të bëhen mirë sa më shpejt, e sigurisht që edhe mbështetësit tanë do të bashkohen në mbështetje e ndihmë për bashkëkombasit tanë, sapo të merren vesh se cilat janë përmasat e dëmeve ekonomike e pronësore, dhe nevojat urgjente”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Vetëvendosje..