VV-së i shtohet një deputet

Pasi mori votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet nga partia IRDK, Elber Krasniqi i’u bashkua Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo është bërë e ditur nga VV përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se u bisedua për gjendjen e komunitetit egjiptian.

“Deputeti i IRDK-së , z.Elbert Krasniqi, i bashkohet Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE. Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti së bashku me anëtarët e Kryesisë, znj. Arbërie Nagavci dhe z. Xhelal Sveçla, pritën delegacionin e Partisë Egjiptiane IRDK, kryesuar nga Kryetari z. Elbert Krasniqi me bashkëpunëtorë, z. Xhevdet Neziraj dhe z. Fazli Stollaj”, thuhet në postim.

VV ka treguar edhe si kanë ardhur deri tek dakordimi që Krasniqi të bëhet pjesë e Grupit Parlamentar të kësaj partie.

“Po ashtu u bisedua për gjendjen në të cilën ndodhet komuniteti egjiptas. Duke parë si parësore bashkëpunimin e ngushtë ne u dakorduam që deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, z. Elbert Krasniqi, të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në legjislaturën e shtatë. Nga ky takim doli edhe iniciativa që të dy subjektet të trajtojnë sfidat me të cilat komuniteti egjiptas ballafaqohet dhe të propozohen masat për qeverinë e ardhshme Kurti, në mënyrë që pozita e këtij komuniteti, por jo vetëm, të përmirësohet sa më shumë dhe më shpejtë”, është thënë në fund.

Krasniqi është është bërë deputet më 962 vota.

Në zgjedhjet e 6 tetorit sipas rezultateve përfundimtare Lëvizja Vetëvendosje ka dalur e para me 220.811 vota apo 26.159%, ndërsa Iniciativa e Re Demokartike e Kosovës ka pasur 1.754 vota apo 0.208%.

Këto rezultate megjithatë nuk janë certifikuar, pasi që PZAP kishte vendosur që të rinumërohen disa vendvotime dhe koalicioni NISMA-AKR-PD kishte dërguar ankesë për votat e ardhura nga Serbia.

Kjonë adresë të PZAP-së, ndërroi numrin e ulëseve të partive politike në Parlament, pasi vendimi i këtij institucioni obligoi KQZ-në që mbi 3 mijë vota të ardhura nga Serbia të hiqen nga rezultatet përfundimtare.

Ndaj këtij vendimi të PZAP-së, tre kandidatë për deputetë të LVV-së janë ankuar në Gjykatën Supreme e cila ju është refuzuar.

Këto janë arsyet e Gjykatës Supreme kundër pranimit të votave nga Serbia

Këto janë arsyet e Gjykatës Supreme kundër pranimit të votave nga Serbia

www.kallxo.com.