VV reagon lidhur me raportin e DASH-it, qeveria Kurti ka guxim të merret me luftim të krimit dhe korrupsionit

Lëvizja Vetëvendosje ka reagur lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku thuhej se Qeveria Kurti kishte marr hapa në luftim të Krimit dhe korrupsionit.

Në raportin e Dash thuhet:”Qeveria Kurti, që filloi mandatin në shkurt të vitit 2020, por ra në mars të vitit 2020 dhe ishte në detyrë përgjatë muajit maj, ndërmori një numër hapash konkret për të luftuar korrupsionin dhe ndërhyrjet politike, por duke pasur parasysh mandatin e saj të shkurtër nuk ishte në gjendje që të institucionalizonte të gjitha masat dhe të ndryshojë perceptimin e ndërhyrjes politike në administratën publike dhe sistemin e drejtësisë”.

Lidhur me këtë vlerësim Vetëvendosje thonë se mungesa e zhvillimit ekonomik zgjidhjen e ka te qeveria Kurti e jo të marrëveshjet me Serbinë.

Vetëvendosje tutje thonë se vetëm Qeveria Kurti e ka guximin të merret me fenomenet si krimi e korrupsioni.

“Mungesa e investimeve dhe zhvillimit ekonomik që për shkaktar e ka klubin e stërvjetëruar politik, zgjidhjen e ka te Qeveria Kurti, e jo te diskutimet e tyre me Serbinë dhe marrëveshjet me të. Krimi e korrupsioni vazhdojnë të jenë ndër problematikat kryesore të vendit dhe tashmë është dëshmuar se këto fenomene nuk mund të luftohen nga ata që vetë janë përfshirë në këto fenomene. Qeveria Kurti ka vullnetin, pastërtinë dhe guximin që të merret me këtë problem që ka mbytur shoqërinë”, ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje.