VV: Qeveria e re që do të vie nuk do të merr parasysh marrëveshjet që i ka nënshkruar Hoti

Lëvizja Vetëvendosje përmes një video të publikuar në Facebook ka thënë se Kryeministri Avdullah Hoti nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e tij për marrëveshjen me Serbinë.

LVV- ja ka kritikuar Hotin për mos përmendje të problemeve të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

“ Midis amerike në vendin që ka qenë mbështetës i çlirimit e Pavarësisë së Kosovës, delegeacioni i kësaj qeverie të paligjshme për hërë të parë ia hapi derën  e bardhë Serbisë. Ndërkohë jo vetëm dera por edhe një kapitull i ri u hap për Serbinë. Serbia kërkoi Portin në Adriatik e mori. Kërkoi financa, i mori, kërkoj devijimin e hekurudhës kah Merdarja, e mori, kërkoj minishengenin, e mori. Askund nuk u përmend njohja reciproke që  e përsëriste qeveria e paligjshme. Askund problemet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Askund krimet e dëmet gjatë luftës”, thuhet në video.

Përmes saj, kjo parti thotë se marrëveshjet që ka nënshkruar Hoti nuk do të merren parasysh  nga qeveria e ardhshme.

“Vendit i duhet një qeveri legjitime sikur ajo Kurti, që ia thotë të vërtetën Serbisë. Përfundimisht këto marrëveshje janë personale e të një kryeministri të paligjshëm dhe si të tilla nuk do të merren parasysh nga qeveria e re që do të vie shumë shpejt pas zgjehdjeve të reja demokratike”, vazhdon tutje video.

Më 4 shtator, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik.