VV premton zvogëlim të shpenzimit të parasë publike

Lëvizja Vetëvendosje do të shpenzoj më pak para publike sesa që janë shpenzuar deri më tani.

Kështu ka thënë Hekuran Murati nga kjo parti në Debat Pernime përball Jeta Xharrës.

“. I kemi identifikuar rreth 70 milionë euro shpenzime që munden me u reduktu,  e që aktualisht janë shpenzime të tepërta e për më tepër do t’i ulim  edhe shpenzimet e hajnisë që janë qindra miliona në vit”, tha Herkuan Murati, kandidat për deputet nga Vetëvendosje.

Ai po ashtu premtoi se lojrat e fatit nuk do të kthehen për një gjë të tillë edhe kishin votuar për heqjen e tyre.

“Ne kemi me i ulë tatimet për personat që kanë nevojë me u rritë fuqia blerëse kurse tatimet tjera do të rritën kryesisht në ato produktet e lluksit. Akcizat në alkool, në duhan e gjana të ndryshme”, tha tutje ai.

Tutje, ekonomisti nga VV premtoi edhe transparencë në faturat e shpenzimeve, nëse partia e tij udhëheq me ekzekutivin në mandatin e ardhshëm.

Ndërsa, sa i përket emërimeve në borde publike të njerëzve që nuk e meritojnë, Murati dha këtë përgjigje.

“Këtë e bëjnë PDK, LDK e AAK e Nisma, Vetëvendosja këtë nuk e bën”, tha ai në Debat Pernime.