VV pastron një pjesë të sheshit pas tubimit në Prishtinë (FOTO)

Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur sot fushatën zgjedhore me një tubim që ka mbajtur në sheshin ‘Skenderbeu’ në Prishtinë.

Në këtë tubim, drejtues të VV-së shpalosën programin e tyre për mandatin e ardhshëm nëse dalin fitues më 6 tetor.

Pas përfundimit të tubimit, siç tregojnë fotografitë e reporterëve të KALLXO.com, pjesëmarrësit në tubim i kanë pastruar disa pjesë të vendit ku janë mbledhur simpatizuesit e partisë ndërsa një pjesë tjetër ka mbetur me letra e mbeturina tjera nga tubimi.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com

Më herët, KALLXO.com raportoi se vendi ku PDK ka mbajtur tubimin përmbyllvs parazgjedhor në sheshin “Zahir Pajaziti” është lënë i papastruar.

PDK mban tubimin, bërlloku mbetet në shesh (FOTO)