VV organizon ditën e mërgatës, Kurti bashkëbisedon në distancë me bashkatdhetarët

Sot, Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë ditën e mërgatës në kuadër të javës së kësaj partie.

Në një njoftim për media, Vetëvendosje ka thënë se mërgata nuk është jashtë, por ajo është gjysma e jonë.

Gjithashtu, kjo parti njoftoi se prej orës 18:00 i parti i LVV-së, Albin Kurti do të bashkëbisedoi me mërgimtarët.

Ky është njoftomi i plotë:

Mërgata ka qenë dhe mbetet jetike për ekzistencën dhe zhvillimin e vendit. Ajo është jo vetëm ndihmë, por është edhe dashuri e pakushtëzuar ndaj vendit. Mërgata nuk është jashtë, ajo është gjysma e jonë.

Në kuadër të javës tradicionale të Lëvizjes sot kemi ditën e mërgatës. Prej orës 18:00 do të kemi një bashkëbisedim virtual me anëtarë e bashkatdhetarë në të cilën marrin pjesë Kryetari Albin Kurti, Sekretarja Organizative Vlora Haxhimehmedi dhe deputetja Fitore Pacolli.

Për ju bashkëatdhetarë që dëshironi të beheni pjesë e këtij bashkëbisedimi ju lutemi të kontaktoni qendrat e Lëvizjes ku jetoni.

Përherë mirënjohës,

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Mërgata ka qenë dhe mbetet jetike për ekzistencën dhe zhvillimin e vendit. Ajo është jo vetëm ndihmë, por është edhe…

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Samedi 13 juin 2020