Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

VV: Nuk jemi si PDK, të ofrojmë poste e terminale

Ministrja e Arsimit që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka dhënë një deklaratë të shkurtë para mediave në holl të Kuvendit, duke folur për seancën ku pritet të votohet për presidentin e ardhshëm të vendit.

Nagavci, tha se LVV nuk janë si PDK që ofrojnë poste e terminale për vota.

“Ne nuk veprojmë me skenarë të PDK-së, ku kemi parë që ofrohen terminale e pozita për të votuar”, tha Nagavci.

Ajo u ka bërë thirrje deputetëve të partive opozitare që të marrin pjesë në votimin për presidentin.

“Ajo çka i nevojitet vendi tani është që të kemi institucione të konsoliduara dhe të punojmë së bashku ta luftojmë pandeminë. Konsideroj që secila nga partitë në Kosovë, janë të vetëdijshëm për zgjedhjet e shumta që i kemi pasë për situatën jo të mirë me pandeminë, dhe se paku do të marrin pjesë në votim duke votuar ose jo për Vjosa Osmanin si presidente”, tha Nagavci para mediave.

“Vjosa Osmani ka marrë 300 mijë vota, andaj ne presim që sot të kemi votimin e Vjosa Osmanit si presidente”, shtoi ajo.

Seanca për zgjedhjen e presidentit është paraparë të mbahet në ora 18:00.